Nipi i Adem Jasharit prezantohet te Prishtina me këngën “Mora fjalë”

Futboll

Nipi i Adem Jasharit prezantohet te Prishtina me këngën “Mora fjalë”

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 00:03
Foto nga vendngjarja

Futbollisti Igball Jashari, është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së parë të Prishtinës.

Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89, njofton Klankosova.tv.

Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Nesër, Igball Jashari mund të debutojë kundër Trepçës ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat