Ibra kujton kohën me të keqe te ky klub

Futboll

Ibra kujton kohën me të keqe te ky klub

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:31
Ibra

Sulmuesi i njohur Zlatan Ibrahimoviq, që tani luan për Milanin, i është përgjigjur pyetjes për kujtimin më të keq të karrierës së tij.

“Kujtimi im më i keq? Mendoj se është Barcelona. Por jo për shkak të futbollit. Aty u zhgënjeva, aty humba identitetin. Më pas e gjeta sërish dhe kjo më mundësoi të pushtoj botën”, tha Ibrahimoviq për Canal Plus.

Zlatan Ibrahimovic luajti për Barcelonën në sezonin 2009/2010.

Suedezi nuk ka pasur marrëdhënie me trajnerin e atëhershëm të skuadrës, Josep Guardiola. Në të njëjtën kohë, Zlatan shënoi 22 gola dhe dha 13 asistime në 46 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat