Keisuke Honda: Ku jam unë në listë? Por ai nuk luan më…

Futboll

Keisuke Honda: Ku jam unë në listë? Por ai nuk luan më…

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 14:07
Keisuke Honda: Ku jam unë në listë? Por ai nuk luan më…

Japonia prezantoi listën e saj me 26 lojtarët e thirrur për Kupën e Botës në Katar, që do të startojë më 20 nëntor. Kombëtarja e Japonisë është e para ndër të kualifikuarit për në fazën finale, që prezanton listën e plotë dhe përfundimtare të lojtarëve pjesëmarrës në kompeticionin arab. Mes shumë lojtarëve të zgjedhur në mbarë botën, janë edhe tre ish-të njohur të vjetër të futbollit italian, por një mungon: Keisuke Honda. Ky përjashtim ka tronditur futbollin japonez, mes habisë dhe nostalgjisë.

Japonia do të debutojë më 23 nëntor, në orën 14:30, kundër Gjermanisë. Do të jetë akti i parë i kombëtares japoneze në “Katar 2022”, e përfshirë në një grup të vështirë që sheh, përveç gjermanëve, edhe Spanjën e Kosta Rikën. Kalimi i grupit duket një mision thuajse i pamundur, por në të cilin trajneri Hajime Moriyasu duket se e beson.

Si në çdo rast të tillë ka pasur konfirmime dhe surpriza, me ata që nuk janë përfshirë në listë dukshëm të zhgënjyer. Të tjerë, nga ana tjetër, u gjendën në grupin që do ta përjetojnë ajrin e Botërorit në Katar. Po Keisuke Honda? Ai ka një të kaluar të shkëlqyer në Itali, ku veshi fanellën e Milanit për tri sezone e gjysmë, përpara një turneu nëpër botë që e pa të luante në Australi, Holandë, Meksikë, Brazil, deri në Lituani.

Por mesfushori 36-vjeçar nuk figuron në listën e Japonisë dhe për ta vënë në dukje ishte ai që ngriti pyetjen në rrjetet sociale, duke përmendur edhe lojtarë të tjerë të përjashtuar. Përveç tij, në fakt, mungojnë edhe Hasebe, Okazaki, Kagawa, të gjithë lojtarët që luajtën me kombëtaren japoneze, duke shkruar edhe faqe të rëndësishme si fitorja e Kupës së Azisë 2011.

Një polemikë që ka lënë të habitur tifozët japonezë, pasi Honda ka 4 vite jashtë kombëtares, të cilën e përshëndeti zyrtarisht në fund të Botërorit 2018. Pra, pse të habiteni nga mungesa e emrit të tij në listë? Bukuria e Kupës së Botës është e mirë, por gjithçka ka një kufi. Karriera e Kaisuke Honda, gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat