Katër gola në derbin e madh të Kosovës, ky është rezultati përfundimtar

Futboll

Katër gola në derbin e madh të Kosovës, ky është rezultati përfundimtar

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 14:57
Drita

Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, kthehet me një pikë të artë nga Gjilani, duke luajtur baras (2:2) me liderin Dritën.

Drita e Gjilani o orvat deri në fund por pa sukses, por edhe Ballkani pati mundësitë e veta.  

Dy gola u shënuan në pjesën e parë e dy në të dytën.

Besnik Krasniqi në minutën e 12-të shënoi nga penalltia për Dritën dhe Albin Berisha e barazoi rezultatin në minutën e 23-të. 

Në pjesën e dytë, Marko Simonovski (49’) shënoi për Dritën dhe Albion Rrahmani (74’) për Ballkanin.
Portieri Stivi Frashëri është më i merituari për pikën e Ballkanit. 

Drita kryeson me 31 pikë por ka tre ndeshje më shumë, duke lënë pas Ballkanin me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat