Ngjarje e çuditshme në Itali

Futboll

Ngjarje e çuditshme në Itali

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 21:50
Ngjarje e çuditshme në Itali

Tjetër dëmtim për sulmuesin e talentuar italian, Pietro Pellegri dhe këtë herë për rekord Guinnes.

Futbollisti i Torinos është dëmtuar që në sekondën e tretë të ndeshjes me Bolognën në “Dall’Ara”, pasi rrëshqiti që në vrapimin e parë.

Ndonëse provoi të shtrëngojë dhëmbët dhe të vazhdojë lojën, nuk ia doli të qëndronte më gjatë se deri në minutën e tretë, kur edhe u zëvendësua nga francezi Iann Karamoh.

Ky është një lajm mjaft i keq për Pellegrin, që prej sezonesh vuante nga dëmtimet, por këtë herë e kishte nisur mirë, pasi numëronte 12 ndeshje dhe tre gola me fanellën e Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat