Dy shqiptarë mes më të mirëve në Kroaci

Futboll

Dy shqiptarë mes më të mirëve në Kroaci

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Dy shqiptarë mes më të mirëve në Kroaci

Dy futbollistë shqiptarë janë përzgjedhur si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Kroaci. Emir Sahiti shënoi golin e parë në fitoren 3-1 që Hajduku siguroi në Split ndaj Osijekut.

23-vjeçari dardan realizoi golin e tretë sezonal në kampionat, ndërkohë që numëron edhe dy asiste. Mes më të mirëve edhe Lindon Selahi, mesfushori i kombëtares shqiptare.

Ky i fundit realizoi golin e dytë në triumfin 0-3 që Rijeka arriti në fushën e Varazdin. 23-vjeçari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe gjeti golin e parë sezonal me skuadrën e tij.

Dy futbollistët shqiptarë u vlerësuan me notat 8.4 dhe 8.3. Vlerësim më të madh mori vetëm Bruno Petkovic, sulmuesi i Dinamos së Zagrebit (8.7).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat