Gazetari francez: Camavinga nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës

Futboll

Gazetari francez: Camavinga nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 19:45
Camavinga

Gazetari i njohur francez Julien Laurens ka cicëruar në Twitter se mesfushori i Real Madridit, Eduard Camavinga nuk pritet të jetë në mesin e lojtarëve të ftuar në Kombëtare

Ethet e Botërorit kanë filluar dhe befasi pritet të këtë edhe në listën e Francës.

Derisa nesër pritet që të shpallet kjo listë, ashtu siç ka paralajmëruar trajneri i Francës – që janë kampion Botëror në fuqi – mesfushori i Real Madridit Camavinga nuk do të ftohet.

“Përditësim në lidhje me skuadrën e Didier Deschamps në Botëror: Ferland Mendy, Upamecano dhe Veretout do të ftohen. Nuk ka vend për Digne apo Camavinga. As për një sulmues të tetë”, ka shkruar ai në Twitter,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat