Arrestohet shefi i arbitrave, akuzohet për trafik droge

Futboll

Arrestohet shefi i arbitrave, akuzohet për trafik droge

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:04
Arrestohet shefi i arbitrave, akuzohet për trafik droge

Guardia Di Finanza zhvilloi një operacion të madh dy ditë më parë në Milano që çoi në arrestimin e 42 personave për trafik droge të zhvilluar mes Italisë dhe Spanjën.

Personat e prangosur janë italianë, spanjollë dhe shqiptare, teksa mes tyre është edhe Rosario D’Onofrio, shefi i Shoqatës Italiane të Arbitrave!

“Ai ishte shumë i zgjuar dhe e dinte mirë se me çfarë po merrej”, deklaroi Daniele Giannetto, një nga drejtuesit e organizatës kriminale në të cilën D’Onofrio bënte pjesë. “Detyrat e tij kishin lidhje me organizimin logjistik të transportit të drogës”.

Hetimi që ka zgjatur mbi dy vite, zbuloi se kjo organizatë ka futur në zonën e Lombardisë mbi gjashtë tonë marijuanë dhe hashash, teksa rreth gjysmë toni u kap gjatë zhvillimit të operacionit të arrestimeve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat