Përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, Gostivari në krye të tabelës

Futboll

Përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, Gostivari në krye të tabelës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:22
Pamje nga ndeshja

Përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, megjithatë skuadra shqiptare Gostivari është në krye të tabelës.

“Skena të pakëndshme në fund të ndeshjes, ku triumfoi Gostivari në Ohër.

Gostivari ka triumfuar me rezultat 1:2 në ndeshjen jashtë fushe kundër Ohrit në kuadër të javës së 12-të të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja përfundoi me skena të pakëndshme në fund të ndeshjes pasi u përplasën verbalisht dhe fizikisht mes lojtarëve të dy skuadrave.

Gostivari fitoi me golat e Kalanoskit dhe Velinovit”, njofton mediumi maqedonas “Ekipa.mk”.

Gostivari kryeson me 30 pikë, ka dy më shumë se Vardari i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat