Kombëtarja shqiptare një vit pa fitore! Çfarë do ndodhë me Edy Reja-n

Futboll

Kombëtarja shqiptare një vit pa fitore! Çfarë do ndodhë me Edy Reja-n

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:00
Reja

Kombëtarja shqiptare e futbollit pësoi ditën e djeshme humbjen e radhës, teksa u mund me rezultatin 1 me 3 nga Italia, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Air Albania”.

Ky ishte një tjetër rezultat që i shtohet humbjeve të kuqezinjve nën drejtimin e teknikut italian Edy Reja.  34 janë ndeshjet e Rejas si trajner i kombëtares, nga të cilat 13 janë fitore, 15 humbje e 9 barazime. Me 43 gola të shënuar e 45 të pësuar, për 48 pikë në total.

Reja e drejtoi skuadrën edhe në 8 takime kualifikuese të Europianit 2020, 6 në Ligën e Kombeve në divizionin C, ku arritja e vetme ishte rekordi pozitiv në kualifikueset e Botërorit me 18 pikët e marra në 10 ndeshje.

Ndërkohë, fakt është se kombëtarja e Shqipërisë ka 1 vit pa fitore, ku suksesi i fundit daton më 15 nëntor, ndeshja ndaj Andorra-s përfunduar me shifrat 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat