Ramiz Krasniqi: Humbja në çastet e fundit është e dhimbshme

Futboll

Ramiz Krasniqi: Humbja në çastet e fundit është e dhimbshme

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:12
Ramiz Krasniqi, i pari

Selektori i Kombëtares së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, i dhemb humbja në minutat shtesë (90+5’), me rezultat 1:0 nga Ukraina U-19, në ndeshjen e parë të Grupit të 3-të në Maind Round, e vlefshme për Evropianin 2023,

“Humbja në çastet e fundit është e dhimbshme, por ky është futbolli.

Kemi qenë të vetëdijshëm se Ukraina është një kundërshtar i fortë. I përgëzoj djemtë për një angazhim maksimal, disiplinë dhe karakter të fortë. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjë mënyrë.

I kemi edhe dy ndeshje dhe do të kërkojmë më të mirën e mundshme. Është e qartë se kërkohet fitore dhe ne synojmë të fitojmë ndonëse nuk është aspak e lehtë”, - thotë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat