Sirena angleze për Abraham

Futboll

Sirena angleze për Abraham

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 13:58
Sirena angleze për Abraham, dy klube në gjurmët e sulmuesit

Tammy Abraham po kalon një sezon të dytë vërtet negativ në Itali te Roma.

Sulmuesi anglez, deri më tani ka zhvilluar 20 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa në këtë edicion shpesh herë është vendosur në diskutim edhe statusi i titullarit në skuadrën e Jose Mourinho-s.

Lidhur me këtë çështje, mediet angleze raportojnë se, Abraham mund të rikthehet në Premier League dhe nuk është vetëm një thashetheme merkatoje.

Kjo, për faktin se, në “ishull” janë dy skuadra shumë të interesuara për shërbimet e sulmuesit dhe bëhet fjalë për Aston Villa dhe Tottenham.

Problemi kryesor, i skuadrave të interesuara është fakti se, anglezi ka kontratë më italianët deri në verën e vitit 2026, por gjithçka mund të ndryshoj nga dëshira e vetë lojtarit, i cili tashmë është i pakënaqur te Roma.

25-vjeçari do të jetë një temë shumë e nxehtë e merkatos së verës, pasi si Aston Villa dhe Tottenham nuk mendojnë për janarin, por do të mundohen të përgatisin terrenin për të bërë “sulmin” final gjatë verës.

Abraham në Premier League ka luajtur për 5 sezone, katër prej tyre me Chelsea-n, skuadër me të cilën numëron në total 82 ndeshje dhe 30 gola dhe një sezon me Swansea, skuadër për të cilën luajti 39 ndeshje dhe realizoi 8 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat