Tërheqja?

Futboll

Tërheqja?

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 17:47
Ronaldo

Gaston Ramirez nuk arrin t’i kuptojë kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, sidomos nga ish-shokë apo kundërshtarë të sulmuesit portugez. Fantazisti uruguaian, i cili provoi disa aventura në Serie A dhe Premier League, ka veshur 43 herë fanellën e kombëtares latine.

31-vjeçari ishte pjesë e Uruguait në Botërorin Brazil 2014. Në nëntor firmosi me Entelën, duke u kthyer në futbollistin e parë që ka luajtur në një Kupë Bote që aktivizohet në Serie C. Në lidhje me momentin e vështirë të CR7, Ramirez shprehet:

“Më bëjnë të qesh ish-futbollistët që sot masakrojnë Cristiano Ronaldon. Duke marrë parasysh gjithçka që ai përfaqëson në futboll për atë që ka bërë me Manchester United, Realin dhe Juventusin, unë mendoj se Cristiano nuk po respektohet aspak.

Ai është lojtari i dytë më i mirë në historinë e futbollit sipas mendimit tim. Nëse kërkojmë që të tërhiqet nga futbolli pasi nuk bën më për nivele të larta, atëherë nuk duhet të luajmë më futboll. Do të mbeteshin vetëm Messi, Mbappe, Neymar dhe pak lojtarë të tjerë aktiv”, deklaron Ramirez.

Uruguai dhe Portugalia janë pjesë e grupit H në Katar 2022, bashkë me Ganën dhe Korenë e Jugut. Uruguai luan takimin e parë ndaj kombëtares aziatike të enjten e 24 nëntorit, sfidë që fillon prej orës 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat