Messi mesazh tifozëve pas humbjes

Futboll

Messi mesazh tifozëve pas humbjes

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 16:16
Messi mesazh tifozëve pas humbjes

Humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite padyshim ishte surprizuese për këdo. Por pas ndeshjes, kapiteni Lionel Messi zgjodhi të mos heshte dhe të përballej me situatën. Në një prononcim për mediat ai iu dërgoi një mesazh të qartë të gjithë tifozëve të tyre.

“Ky ekip shquhet për bashkimin dhe forcën e grupit. Është koha për ta treguar këtë, do ua vërtetojmë se jemi vërtet të fortë.

Ka kohë që nuk kemi kaluar një situatë të tillë, jemi të detyruar të mendojmë për atë që po vjen dhe të përgatitemi mirë. Unë u them njerëzve të besojnë, është një goditje shumë e rëndë për të gjithë. Ne nuk e prisnim. Besoni se ky ekip nuk do t’ju zhgënjejë.

Të jemi më të bashkuar se kurrë, për të bërë hapa të fortë. Nuk e prisnim këtë, por varet nga ne.

E dinim se ata po luanin kështu, ishim pak të nxituar, nuk përfunduam kurrë duke u ndjerë. Të rehatshëm siç kemi bërë. Gabimi ynë ishte se e lëshuam veten pas golit të parë, më pas donim të dilnim nga ajo gjendje, por ishte shumë e komplikuar”, përfundoi Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat