Notat e lojtarëve në ndeshjen Meksikë-Poloni, shkëlqen Ochoa

Futboll

Notat e lojtarëve në ndeshjen Meksikë-Poloni, shkëlqen Ochoa

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Portieri meksikan, Guillermo Ochoa sikurse në Kampionatet Botërore të kaluara po mahnit me paraqitje edhe në “Katar 2022”, ku u zgjodh sot lojtari i ndeshjes në takimin mes Meksikës dhe Polonisë.

Kombëtarja e Meksikës dhe ajo e Polonisë barazuan sot pa gola, respektivisht 0:0 në ndeshjen e tyre hapëse të Botërorit “Katar 2022”.

Të dyja kombëtaret iu afruan golit, por që dështuan ta gjejnë atë, ndërsa Robert Lewandowski kishte mundësinë e artë për ta kaluar Poloninë në epërsi.

Ylli i Barcelonës morri përsipër penalltinë e akorduar në minutën e 58’ nga gjyqtari i ndeshjes, por që dështoi ta konkretizonte me gol, pasi që Ochoa priti gjuajtjen e Lewandowskit.

Më i miri i ndeshjes ishte portieri meksikan, Guillermo Ochoa i cili u vlerësua me notën 7.8, kurse më i dalluari te polakët ishte portieri, Wojciech Szczesny me notën 7.7.

Ndërkaq, lojtarët më të dobët të ndeshjes ishin Hector Moreno i Meksikës dhe Arkadiusz Milik i Polonisë, të cilët u vlerësuan me notën 6.0.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat