Giroud ngritet në “qiell” nga mediat italiane

Futboll

Giroud ngritet në “qiell” nga mediat italiane

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:47
Giroud ngritet në “qiell” nga mediat italiane

Mediat italiane e kanë çuar në qiell sulmuesin veteran të Milanit, Olivier Giroud pas dy goleshit të tij për Francën në fitoren 4-1 të kësaj Kombëtare kundër Australisë në Botëror

Lëndimi i Karim Benzema dhe Christopher Nkunku ka bërë që sulmuesi 36 vjeçar i kuqzinjve të jetë në qendër të vëmendjes për Les Blus, me Didier Deschamps që i ka kërkuar atij ta udhëheq vijën e sulmit të Francës në ndeshjen e parë në Botëror. Giroud nuk zhgënjeu dhe pothuajse shënoi het trik kundër Australisë.

La Gazzetta dello Sport ishte e impresionuar me punën e Giroud, duke theksuar se dy golëshi i tij ishte kundërpërgjigje për dështimin e tij që të shënojë në Botërorin e Rusisë më 2018. Vëmendje i është kushtuar edhe përpjekjes së tij për të shënuar gol me revoshatë dhe faktin që ai tani është barazuar me shënimin e golave me golashënuesin më të mirë te të gjitha kohërave, Thierry Henry.

Corriere dello Sport i ka dhënë eho kundërshtarëve të tyre, duke uruar Giroud për nuhatjen e tij për gol dhe lidhjen e tij me Theo Hernandez, shokun nga Milan gjatë golit të tij të dytë.

Notat e Giroud sipas gazetave italiane:

Gazzetta dello Sport: 8

Corriere dello Sport: 7

Corriere della Sera: 8

Tuttosport: 8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat