Dëmtimi i rëndë, titullari i Portugalisë humbet ndeshjet

Futboll

Dëmtimi i rëndë, titullari i Portugalisë humbet ndeshjet

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Dëmtimi i rëndë, titullari i Portugalisë humbet ndeshjet

Portugalia ka humbur shërbimet e mbrojtësit të saj titullar, Danilo Pereira, për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar ai në stërvitjen e fundit.

Sipas asaj që mësohet nga kampi portugez, futbollisti i cili kishte vendin e titullarit në qendër të prapavijës në ndeshjen ndaj Ganës, pas një përplasje në stërvitje ka ndjerë dhimbje dhe është dërguar për vizita më të hollësishme në spital.

Gjatë testeve është konstatuar se ai ka pësuar krisje në tre brinjë, ndaj do të jetë i detyruar që të qëndrojë pushim për një periudhë të shkurtër kohë si fillim. Ai parashikohet të mungojë ndeshjen e nesërme ndaj Uruguait, por edhe atë ndaj Koresë së Jugut të premten e ardhshme.

Pas pak ditësh do të bëhen teste të tjera për të kuptuar nëse ai do të jetë i gatshëm për fazën me eliminim direkt, pasi është një element i domosdoshëm duke pasur parasysh edhe problemet e Pepe në këtë periudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat