Pedri: Dhurata ideale, do të ishte Kupa e Botës

Futboll

Pedri: Dhurata ideale, do të ishte Kupa e Botës

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:29
Pedri: Dhurata ideale, do të ishte Kupa e Botës

Festa nuk ndalet te Spanja pas suksesit kundër Kosta Rikës (7-0).  Të premten në kampin stërvitor të “Furisë së Kuqe” kanë festuar 20-vjetorin e talentit të ri, Pedri Gonzalez.

Vetë mesfushori i Barcelonës ka folur për “Cadena COPE”, duke e shprehur qartë se si dhuratë për datëlindjen ai dëshiron titullin në Katar.

“Dhurata? Do të ishte shumë e bukur nëse do të fitoja titullin botëror”, ka thënë ai, natyrisht edhe nota humori.

Gjatë intervistës së tij, Pedri ka prekur shumë tema, duke vënë në peshore dhe dy trajnerët e tij, Çavi Hernandez te Barcelona dhe Luis Enrike te Spanja.

“Janë trajnerë të ndryshëm, por që na bëjnë të argëtohemi në fushë”, tha Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat