Edhe në Rusi temë Xherdan Shaqiri si e mundi Serbinë, përmendin edhe Granit Xhakën

Futboll

Edhe në Rusi temë Xherdan Shaqiri si e mundi Serbinë, përmendin edhe Granit Xhakën

Nga: K. Goca Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 11:59
Edhe në Rusi temë Xherdan Shaqiri, përmendin edhe Granit Xhakën

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka bërë jehonë me golin e tij në pesë Kontinente! Djaloshi nga Kosova hapi serinë e golave. Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Serbisë.

Zvicra kualifikohet në të tetën e finales në Kampionatin Botëror, ndërsa Serbia paketon valixhet për në shtëpi. 

“Futbollistët e kombëtares së Zvicrës mundën skuadrën serbe në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar dhe fituan biletën e fundit për në play-off të turneut.

Takimi i grupit G, i zhvilluar të premten në stadiumin “974”, ka përfunduar me rezultat 3:2 në favor të zviceranëve. Për fituesit golat i shënuan Xherdan Shaqiri (minuta e 20-të), Brel Embolo (44) dhe Remo Freuler (48). Për serbët shënuan Aleksandar Mitroviq (26) dhe Dushan Vllahoviq (35)”, shkruan mediumi rus “Ria Novosti”.

“Shaqiri përsëriti arritjen e portugezit Cristiano Ronaldo dhe argjentinasit Lionel Messi, duke u dalluar në tre kampionatet e fundit botërore - 2014, 2018 dhe 2022. Ai gjithashtu u bë lojtari i parë në historinë e kombëtares zvicerane që shënon në tre Kupa të Botës të ndryshme.

Në minutën e katërt të lojës shtesë, shpërtheu një përleshje, e cila nisi me një konflikt mes mesfushorit zviceran Granit Xhaka dhe mbrojtësit serb, Nikola Milenkoviq. Nxitësit morën kartona të verdhë”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat