Embolo pranon se kishte fyerje dhe provokime

Futboll

Embolo pranon se kishte fyerje dhe provokime

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:15
Embolo pranon se kishte fyerje dhe provokime

Breel Embolo ka folur për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë 3-2 në ndeshjen e fundit të fazë së grupeve.

Përkundër tensioneve të mëdha që ndodhën në fushë, sulmuesi zviceran tha pas ndeshjes se këto gjëra janë normale në futboll.

Anëtari i Monacos realizoi golin e dytë në këtë sfidë, derisa qëndroi në fushë për 96 minuta.

Pas ndeshjes Embolo që është një mik i madh i shqiptarëve tha se fyerjet dhe provokimet në fushë janë normale në futboll.

“Në përgjithësi dhe pas gjithë këtyre gjerave që ndodhën, ishte një lojë shumë pozitive”.

“E kisha të qartë se emocionet do të rriteshin. Fyerjet dhe provokimet në fushë janë pjesë e saj. Në fund të lojës të gjithë shtrënguan duart dhe u treguan të drejtë. Kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh sulmuesi zviceran.

Kujtojmë që Embolo prej kohësh është një mik i madh i shqiptarëve, madje ai menaxhohet edhe nga shqiptarët.

Erdin dhe Arbër Shaqiri janë dy menaxherët që prej disa viteve menaxhojnë sulmuesin zviceran me prejardhje kamerunase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat