Media kroate: Argjentina ishte shumë e fortë, por mbani kokën lart djema!

Futboll

Media kroate: Argjentina ishte shumë e fortë, por mbani kokën lart djema!

Nga: K. G. Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 22:15
Pamje nga ndeshja

Media e njohur kroate “Veçernj List’ me fjalë të mëdha për kombëtaren kroate përkundër humbjes me rezultat 3:0 nga Argjentina, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kampionatit Botëror në futboll.

“Argjentina ishte shumë e fortë, por mbani kokën lart djema!”, është titulli i mediumit kroat. 

“Kroacia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë, tani presim kundërshtarin”, shkruan më tej. 

Argjentina e pret në finale fituesin e sfidës së nesërme (20.00) mes Francës dhe Marokut. 

Finalja luhet të dielën në orën 16.00, ndërsa për medaljen e bronztë luhet të shtunën (16.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat