Vdekjet e punëtorëve në Katar, Infantino: Shifrat nuk janë reale

Futboll

Vdekjet e punëtorëve në Katar, Infantino: Shifrat nuk janë reale

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 14:00
Vdekjet e punëtorëve në Katar, Infantino: Shifrat nuk janë reale

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka folur përpara finales së Kupës së Botës, Katar 2022.

Në një konferencë të dhënë për mediet u ndal në veçanti te vdekjet, duke theksuar se shifrat e raportuara në medie nuk janë reale.

“Çdo vdekje është një tragjedi për të gjithë. Një vdekje është gjithmonë një fatkeqësi.

Shifrat për punëtorët në ndërtimin e stadiumeve nuk janë reale. Kur flasim për shifra, duhet të jemi shumë të saktë për të shmangur gjenerimin e imazhit të diçkaje që në realiteti është tjetër.

Duhet të keni kujdes se si i paraqisni këto shifra. Kushdo që vdes është një tragjedi dhe çdo gjë që mund të bëjmë për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e punëtorëve e kemi bërë”-deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat