Josa: Jam i zhgënjyer me rezultatin

Futboll

Josa: Jam i zhgënjyer me rezultatin

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Josa

Kastrioti ka arritur të triumfojë në stadiumin e Kamzës kundër Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e vlefshme të javës së 14-të. Pas disfatës ka reaguar trajneri i shkodranëve Mirel Josa. 

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, mënyrën si humbën. Pjesën e parë morëm karton të kuq edhe ishim përsëri superiore.

U munduam edhe me 10 lojtarë të shpërngulemi në fushën e kundërshtarit. Humbëm raste shumë të pastra. Jam i kënaqur me përpjekjet si në fillim por edhe se vinim nga humbja. Kështu është futbolli. Problemi është se skuadra pati iniciativa dhe në disavantazh numerik.

Duhet të ishim më të qetë në momentet kur pësuam golin. Humbëm kohë. Përpara se të pësonim golin duhet të tregoheshim më të qetë pasi kishim raste.

Duhet të jemi të qetë të vazhdojmë për më tej. Nuk mund të flas për merkato, por me klubin kemi diskutuar. Me problemet që kemi, janë dy qendërmbrojtës të dëmtuar. Ne kemi probleme në mbrojtje dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Josa në një prononcim për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat