Shqipëria U-16 zyrtarizon dy miqësore kundër Italisë U-16 në muajin janar

Futboll

Shqipëria U-16 zyrtarizon dy miqësore kundër Italisë U-16 në muajin janar

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:22
Shqipëria U-16

Tashmë është zyrtare! Kombëtarja shqiptare U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Italisë U-16 në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se se Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur dakordësinë me Federatën Italiane të Futbollit për zhvillimin e dy miqësoreve në datat 24 dhe 26 janar në Itali, ndërsa në ditët në vijim do të përcaktohen edhe oraret dhe stadiumi se ku do të luhen këto dy takimeve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova do të ketë kështu mundësinë të luajë në fillimvitin e ri dy miqësore luksi ndaj bashkëmoshatarëve italianë, që shihen edhe si një test shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, për të treguar vlerat e tyre si dhe për stafin kuqezi për të konsoliduar ekipin për të ardhmen.

Kuqezinjtë e grumbulluar për këto dy miqësore do të jenë edhe grupi që do të përfaqësojnë Shqipërinë U-17 në raundin e parë të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë në muajin tetor, ku kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi.

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Italiane të Futbollit është bërë tashmë traditë që çdo vit mes ekipeve të moshave të Shqipërisë dhe Italisë të zhvillohen miqësore dhe talentet kuqezi dhe ‘axurrë’ të shfaqin cilësitë e tyre dhe të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat