Pritet një stadium plot për derbin e kryeqytetit

Futboll

Pritet një stadium plot për derbin e kryeqytetit

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:04
Pritet një stadium plot për derbin e kryeqytetit

Ritëm i lartë i shitjes së biletave. Në ditët e para dhe 24 orë para sfidës mes dy skuadrave, janë shitur 10 mijë bileta, ndërkohë që parashikimi është që të shiten mbi 15 mijë bileta në ndeshjen e sotme.

Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë ditën e mërkurë në orën 20:00 në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit të vlefshëm për javën e 15-të të Superiores. Klubi i Tiranës, që do të jetë dhe pritës në derbi, ka publikuar çmimet e biletave. Çmimet variojnë nga 500 lekë të rinj në 5000 lekë të rinj. Biletat mund të gjenden në pikat e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe stadiumin “Air Albania”.

Klubi Tirana u ka bërë thirrje gjithë bizneseve që duan të promovohen, të kontaktojnë me marketingun e bardhebluve për të vendosur reklama në stadium. Reklamat e tyre do të shfaqen në LED-in perimetral të fushës. “Reklamo biznesin tënd në ekranin LED perimetral gjatë ndeshjes derbi”, njoftonte klubi Tirana në rrjetet sociale.

Në derbin e fundit Tirana mposhti Partizanin në “Air Albania” me rezultatin 0-2 në javën e gjashtë të Superiores, duke vazhduar kështu ritmin pa humbur në derbi. Të pranishëm në tribunat e “Air Albania” ishin plot 14 mijë e 250 persona, teksa kapaciteti i stadiumit është rreth 22 mijë vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat