Trippier: I kënaqur që Southgate vazhdon qëndrimin te Anglia

Futboll

Trippier: I kënaqur që Southgate vazhdon qëndrimin te Anglia

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Trippier: I kënaqur që Southgate vazhdon qëndrimin te Anglia

Vendimi i Gareth Southgate për të qëndruar si trajner i Anglisë i ka lënë lojtarët të kënaqur, sipas Kieran Trippier.

Largimi i Southgate u kërkua pas eliminimit nga Franca në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022", por edhe më herët, pas dështimit në Ligën e Kombeve, por megjithëkëtë Ish-trajneri i Middlesbrough, i cili kishte marrë drejtimin e Anglisë më 2016, ka mbetur në pozitën e tij.

Mbrojtësi i djathtë ka thënë se pesëdhjetë e dy vjeçari ka mbështetjen e plotë të skuadrës.

"Ne të gjithë jemi absolutisht të kënaqur për këtë", ka thënë Trippier. “Që nga momenti kur ai mori detyrën për herë të parë e deri tash ne kemi bërë hapa të mëdhenj. Ai është një menaxher i shkëlqyer dhe mendoj se të gjithë do ta thoshin këtë. 

Duke folur për veten time, jam i kënaqur që ai do të qëndrojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat