Në fushë deri 40 vjeç

Futboll

Në fushë deri 40 vjeç

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Në fushë deri 40 vjeç

Në fushë deri 40 vjeç, ambasador deri 45. Kjo është e ardhmja që shtrihet para Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. Portugezi është shumë pranë pranimit, firma në një kontratë faraonike pritet para përfundimit të këtij viti.

Për interesin e Al Nassr, skuadër e Riad e drejtuar nga francezi Rudi Garcia dihej prej kohësh.

Ashtu si dhe për gjysëm miliardi euro që i janë propozuar Ronaldos për dy vjet e gjysëm futboll, nga janari 2023 deri në qershor 2025, kur portugezi do të mbushë 40 vjec. 200 milionë eurot në sezon për të cilat flitet prej kohësh përfshijnë pagën dhe të ardhurat nga reklamat, dhe këtu qëndron celsi për pjesën e dytë të akordit.

Arabia Saudite shpreson të fitojë të drejtën e organizimit të Botërorit 2030, (me Greqinë dhe Egjiptin), dhe dëshiron ta bëjë Cristiano Ronaldon njeriun e imazhit, ambasador të turneut, paksa sic Katari bëri me David Beckham në këto vjet.

Për këtë arsye kontrata që i është ofruar portugezit arrin deri në 2030, dhe bëhet për një shifër  që në kompleks arrin një miliard. Gjysëm miliardi për të luajtur, dhe një gjysëm miliardi tjetër për të lonuar dhe për ti huazuar imazhin e tij kandidaturës arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat