Nuk ndalen festimet për triumfin e Argjentinës

Futboll

Nuk ndalen festimet për triumfin e Argjentinës

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 13:18
Nuk ndalen festimet për triumfin e Argjentinës

Festimet për fitoren e Argjentinës në Botërorin e Katarit nuk ndalen.

Përveç njerëzve në rrugë, mes gëzimit dhe kaosit, kanë nisur edhe festimet e para artistike për triumfin e Albiceleste. Në fakt, orët e fundit në Buenos Aires u inaugurua një mural gjigant prej 30 metrash katrorë.

Murali përshkruan kapitenin Leo Messi, i veshur me ‘mantelin’ e famshëm zi-artë që iu vendos mbi supe pak para dhënies së trofeut, teksa ngre Kupën e Botës në qiell. Pastaj portieri Emiliano Martinez në prapavijë, i rrethuar nga Paulo Dybala dhe Rodrigo de Paul.

Sipas raporteve nga shtypi argjentinas, murali ka përmasa 6 metra të lartë dhe 5 metra të gjerë, kërkonte 60 bojëra të ndryshme me spërkatje për t’u materializuar. E vendosur në rrethin e Palermos, ajo është vepër e një artisti lokal të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat