Gazetarja kërcënohet me jetë

Futboll

Gazetarja kërcënohet me jetë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:48
Greta Beccaglia

Tifozi i Fiorentinës Andrea Serrani i cili ngacmoi drejtpërdrejt gazetaren Greta Beccaglia, është dënuar me një vit e gjysmë për dhunë seksuale. Pas këtij vendimi, ajo kërcënuar dhe ofenduar në rrjetet sociale.

Beccaglia ka publikuar disa nga këto mesazhe, duke treguar ka edhe më shumë se aq.

“Kush e di sa “punë” ka bërë dhe do të bëjë për të mbajtur punën e saj.

Ndërsa me njerëzit që nuk do t’i japin asgjë në këmbim do të bëjë moralisten, predikuesen e botës femërore”- i ka shkruar një person.

“Ti ankohesh për një goditje në by*hë, por po të isha në vendin e tij do të të kisha djegur”- lexohej në mesazhin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat