Barcelona jep përgjigje në lidhje me transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Futboll

Barcelona jep përgjigje në lidhje me transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 13:59
Pavard

E ardhmja e Benzhamë Pavarit mbetet në ajër dhe pas Botërorit të tij zhgënjyes shtohen zërat për një largim nga Bajerni.

Një deklaratë e presidentit të Barçës, Joan Laporta, ka shkaktuar më shumë konfuzion.

“Ai është një opsion për ne. Kontrata i skadon pas 2 vitesh, por ai dëshiron të largohet”, u citua në një deklaratë të Laportës në klubin e TV-së.

Por sipas “Bild”, ai nuk i ka thënë kurrë këto fjalë dhe Barça e ka konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat