Interesim i madh nga Tottenham për mesfushorin e Barcelonës

Futboll

Interesim i madh nga Tottenham për mesfushorin e Barcelonës

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:33
Interesim i madh nga Tottenham për mesfushorin e Barcelonës

Franck Kessie u transferua në verë te Barcelona, megjithatë mesfushori duket se nuk është përshtatur me idetë teknike të trajnerit Xavi Hernandez dhe si rrjedhojë pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në stol duke u aktivizuar në vetëm pesë ndeshje.

Duke parë situatën e ish-lojtarit të Milan, kërkon të përfitojë Tottenhami i Antonio Contes.

Trajneri italian është një fans i Kessie pasi kërkon të shtojë “muskujt” në mesfushë duke njohur edhe përgatitjen e lartë fizike që kërkohet në një kampionat si Premier League.

Së fundmi, spanjollja Sport raporton se Spurs-at, ofrojnë 13 milionë paund për shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Në fakt, operacioni është i ndërlikuar pasi vetë Kessie kërkon të luftojë për të treguar veten në Camp Nou dhe në disa raste e ka theksuar dëshirën për të qëndruar në Katalonjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat