Villareali fiton me përmbysje ndaj Valencias

Futboll

Villareali fiton me përmbysje ndaj Valencias

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:07
Edinson Cavani

Kanë përfunduar 2 sfidat e fundit të javës së 15-të të La Liga-s.

Real Sociedad ka mposhtur Osasunën me rezultatin 2-0. Golat u shënuan në minutat  22′ nga Mendes dhe në të 64′ nga Sorlot.

Pas kësaj fitore Real Sociedad renditet në vendin e 3-të me 29 pikë ndërsa Osasuna në të 9-in me 23 pikë.

Ndërsa ndeshja Villareali -Valencia përfundoi 2-1. Në minutën e 21′ Edinson Cavani zhbllokoi sfidën ndërsa pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë Vijareal riktheu baraspeshën. Në minutën e 88′ vendasit shënojnë dhe golin e fitores.

Pas kësaj fitore Villareali renditet në vendin e 7-të me 24 pikë, ndërsa Valencia në vendin e 10-të me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat