Edhe familja e Ronaldos shfaqen në ceremoninë e prezantimit të tij

Futboll

Edhe familja e Ronaldos shfaqen në ceremoninë e prezantimit të tij

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:38
Edhe familja e Ronaldos shfaqen në ceremoninë e prezantimit të tij

Një ceremoni madhështore është organizuar për ta pritur Cristiano Ronaldon, futbollistin e ri të Al-Nassr.

Stadiumi “Mrsool Park” ishte i mbushur përplot me tifozë, të cilët donin ta shihnin yllin portugez me fanellën e klubit të tij të ri.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili pati një hyrje spektakolare në fushë, u prit me ovacione të shumta që nga momenti kur u shfaq para tifozëve.

Pas fjalëve të tij të para, organizatorët ftuan edhe familjen e 37-vjeçarit që t’i bashkohen atij.

Në emër të tij dhe familjes, Ronaldo falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen e treguar.

Kujtojmë se Ronaldo me Al-Nassr ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat