Prezantuesja italiane “tërbon” napolitanët

Futboll

Prezantuesja italiane “tërbon” napolitanët

Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:17
Prezantuesja italiane “tërbon” napolitanët

Prezantuesja italiane Marika Fruscio është tifoze e çmendur e Napolit. Në një deklaratë për “Sportpaper” ajo tha se do të bëjë diçka nëse ekipi i saj fiton kampionatin.

“Ende nuk e di se çfarë, por unë patjetër do të bëj diçka. Do ta mendoj (qesh)”.

Çfarë mendoni për Uanda Nara, Dileta Leota dhe Ilari Blasi?

“Unë mendoj se disa zonja, nëse do t’u heqësh çantën dhe do t’i bësh të ulen rreth tavolinës me kokat e mëdha të futbollit, do të bënin një përshtypje shumë të keqe. 

Të gjithë duhet të bëjnë gjërat që janë në gjendje të bëjnë, bota e futbollit nuk është për të gjithë.

Duhet të dish të studiosh ndeshjet, por mbi të gjitha duhet të dish të ngrihesh nëse dëshiron dhe të jesh vërtet konkurrues në këtë sektor. Me dosjen përpara, të gjithë janë në gjendje të bëjnë atë që bëjnë”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat