Diaz: Është vetëm fillimi

Futboll

Diaz: Është vetëm fillimi

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:59
Diaz

Më shumë se një vit pa ndikuar në një gol ekipor larg “San Siro”-s. Që nga dhjetori i 2021-shit kur shërbente një asist në suksesin kundër Xhenoas, Brahim Diaz nuk ishte vendimtar në transfertat kuqezi.

Thuajse 13 muaj ndalesë, për të pritur asistin e djeshëm në Salerno.

Për fantazistin është vetëm fillimi, siç ka shkruar në një postim të bërë në profilin personal në “Instagram”.

Në fakt, për numrin 10 është vetëm asisti i dytë në sezon, teksa golat janë 4 e të gjithë në kampionat. Lidhur me suksesin ndaj Salernitanës, 23-vjeçari ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër, gjatë së cilës sqaroi: “Salernitana e nisi mirë në minutat e para, por më pas morëm masat dhe korrigjuam qëndrimin.

Kishim përballë një kundërshtar që luan futboll të bukur, por edhe ne nuk jemi keq. Treguam se sa vlejmë dhe rrëmbyem një sukses të rëndësishëm duke qëndruar në fushë të bashkuar dhe kompaktë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat