Messi synon të triumfojë në trofeun e vetëm

Futboll

Messi synon të triumfojë në trofeun e vetëm

Më: 6 janar 2023 Në ora: 11:57
Messi

Me një histori futbollistike si ajo e Lionel Messit është e vështirë të gjesh motiv dhe ambicie për të arritur suksese.

Mirëpo, në rekordet e njëpasnjëshme të yllit argjentinas mungon një arritje.

35 vjeçari i ka fituar krejt trofetë në turnetë në të cilët ka marrë pjesë.

Por, i ka mbetur peng veç një.

Më saktësisht, kampioni i freskët i botës nuk e ka fituar Kupën e Francës, me të cilën do ta kompletonte karrierën.

Kjo pasi në sezonin e kaluar, PSG-ja nuk arriti ta fitonte këtë trofe pasi aty triumfoi Nantes.

Për këtë arsye, futbollisti jug-amerikan e ka peng ta fitojë edhe Kupën e Francës në këtë edicion.

Natyrisht, ai me shokë kanë ambicie të triumfojnë edhe në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve, të cilën e kanë ëndërr parisienët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat