Agim Hasani: Pesë lojtarë janë larguar, synojmë të përforcohemi në këto pozita

Futboll

Agim Hasani: Pesë lojtarë janë larguar, synojmë të përforcohemi në këto pozita

Nga: K. Goca Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:16
Agim Hasani

Flamurtari i Prishtinës pretendon vendin e dytë dhe të luftojnë në barazh për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës. 

Drejtori sportiv i KF Flamurtarit, Agim Hasani, tha se i kanë synimet e tyre për pjesën pranverore. 

Hasani tregon se cilët nga lojtarët janë larguar dhe ku e kanë ndërmend që të përforcohen.

“Pesë lojtarë janë larguar: Lindrit Rama, Dardan Jashari, Viktor Kuka, Altin Aliu dhe Bardh Bylykbashi,.

Synojmë që të përforcohemi me një qendërmbrojtës, sulmues, mesfushor krahu dhe mbrojtës të djathtë. 

Vendi i parë na ikë larg por synojmë të zëmë vendin e dytë”, tha Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Fushë Kosova kryeson me 31 pikë në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës, pasojnë Ulpiana 27, Vushtrria 26, Flamurtari 23 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat