Do të ketë një miqësore mes Messit dhe Ronaldos, ja data dhe vendi

Futboll

Do të ketë një miqësore mes Messit dhe Ronaldos, ja data dhe vendi

Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:31
Cristiano Ronaldo

Sipas raportimeve të “Tyc Sports”, do të ketë një miqësore të fundit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ylli portugez u largua nga Manchester United këtë vit pas një interviste bombastike me Piers Morgan.

Nga ana tjetër, Lionel Messi fitoi Botërorin e parë në historinë e tij dhe e ndihmoi Argjentinën të shpallej kampione e botës.

Në të kaluarën, ka pasur shumë sfida mes Ronaldos dhe Messit, veçanërisht kur ata mbanin fanellat e Real Madridit, dhe Barcelonës respektivisht.

Tani, sipas gazetës argjentinase, do të ketë një sfidë përfundimtare mes dy superyjeve më 19 janar.

Në fakt, Sezoni i Riadit është organizuar që nga viti 2019 dhe është një ngjarje e madhe sportive. Këtë vit, më 19 janar, Ronaldo dhe Messi do të përballen në një ndeshje miqësore. Në fakt do të ketë një sfidë mes PSG-së dhe një përzgjedhjeje të lojtarëve të Al-Nassr dhe Al-Hilal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat