Përleshje mes ultrasve të Napolit dhe Romës

Futboll

Përleshje mes ultrasve të Napolit dhe Romës

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:38
Përleshje mes ultrasve të Napolit dhe Romës

Tifozët e Napolit dhe Romës janë përleshur në autostradën del Sole mes Monte San Savino dhe Arezzo.

Ultrasit e Napolit ishin nisur drejt Xhenovas për ndeshjen kundër Sampdorias të planifikuar për në orën 18:00, ndërsa tifozët verdhekuq udhëtonin drejt Milanos, për ndeshjen që do të zhvillohet në orën 20:45 në “San Siro”.

Sipas informacioneve fillestare, një grup ultras nga Napoli kanë qëlluar me gurë ndaj romanistëve dhe pastaj erdhi reagimi i verdhekuqve. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ku më pas është dërguar në spitalin e Arezzo-s.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe për të evituar situata të tjera të rrezikshme, bllokoi edhe qarkullimin në autostradë i cili u rihap pas disa orëve .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat