Gëzim dhe frikë për Alvaro Moratën!

Futboll

Gëzim dhe frikë për Alvaro Moratën!

Më: 10 janar 2023 Në ora: 22:07
Gëzim dhe frikë për Alvaro Moratën!

Ditë ankthi në familjen e Alvaro Moratas. Nëse nga njëra anë është gëzimi për lindjen e vajzës së vogël, Bella, nga ana tjetër është paniku për shkak të situatës shëndetësore të partneres së tij, Aliçe Kampelo. Kjo e fundit kishte komplikacione pas lindjes dhe tashmë ka përfunduar në repartin e terapisë intensive.

Ka qenë vetë sulmuesi spanjoll ai që ka bërë të ditur të rejat më të fundit sa i përket situatës në familjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Bella lindi dhe është e mrekullueshme. Mamaja për fat të keq pas lindjes, që shkoi shumë mirë, filloi të kishte komplikacione që na kanë shqetësuar shumë.

Aktualisht është në repartin e terapisë Intensive nën kujdesin e mjekëve dhe pak nga pak, po rikuperohet mirë”, shkruante ndër të tjera Morata në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat