Cannavaro: Ja çfarë kam mësuar nga dy klubet

Futboll

Cannavaro: Ja çfarë kam mësuar nga dy klubet

Më: 12 janar 2023 Në ora: 16:48
Cannavaro

I intervistuar nga La Repubblica, ish-lojtari i Napoli-t dhe Juventus-it, Fabio Cannavaro ka folur për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet të premten mbrëma në stadiumin Maradona për javën e 18-të të Serisë A.

“Në Torino mësova si të fitoja, por Napoli është qyteti im. Do të jem gjithmonë një tifoz napolitan”, tha ish-mbrojtësi dhe tani trajner. Për ndeshjen dhe luftën për titull:

“Ose njëri ose tjetri. Sfida e Maradona-s do të jetë shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. Prej muajsh Napoli ka luajtur futbollin më të bukur në Europë, Juventusi është gjithmonë një pikë referimi dhe është shumë i uritur për fitore. Mund të shikojmë një sfidë madhështore”.

Një kalim edhe për lamtumirën e tij me Juventus-in në vitin 2006: “Nuk kam tradhtuar askënd: Juventus dhe Real Madrid ranë dakord për transferimin, kush ishte aty e di se si shkoi. Gjithçka në dritën e diellit, aq sa disa vite më vonë u ktheva pikërisht tek Juventus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat