Hadi Mehmeti: Lamtumirë Beqir! 

Futboll

Hadi Mehmeti: Lamtumirë Beqir! 

Nga: K. G. Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:22
Nga e majta Beqir Aliu, në mes Hadi Mehmeti dhe në të djathtë i ndjeri Skënder Selmani

Ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë vitit 1994-1995, Hadi Mehmeti, është i pikëlluar thellë me lajmin e ikjes në amshim të ish kryetarit të KF Prishtina, Beqir Aliut dhe njëherësh prej donatorëve më të fuqishëm në kohën e gjeneratës së sakrificës.

“Lamtumirë Beqir!

U nda nga jeta punëtori shumëvjeçar sportiv Beqir Aliu.

Beqa ishte punëtor i zellshëm sportiv, mik i dashur dhe i respektuar nga të gjithë sportistet e në veçanti futbollistët dhe futbolldashësit.

Ishte anëtare i Kryesisë së parë të FFK-së. 

Ishte Kryetar i KF "Prishtina" dhe donator i madh i këtij klubi dhe i futbollit.

Beqa shpesh na vizitonte ne zyrat e FFK- së dhe çdo herë jepte këshilla dhe përkrahje të madhe morale dhe materiale!

Prehu na paqë miku im!”, ka shkruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat