Ish-futbollisti vdes pasi u copëtua nga tre qenë

Futboll

Ish-futbollisti vdes pasi u copëtua nga tre qenë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:51
Philemon Mulala

Një ish-futbollist ka vdekur pasi që gruaja e tij e ka gjetur atë në oborrin e shtëpisë së tij, të copëtuar nga qentë e tij.

Philemon Mulala, një ish-futbollist i Kombëtares së Zambisë, ka vdekur në moshën 60 vjeçare dhe u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes më 7 janar në shtëpinë e tij në Lichetnburg të Afrikës së Jugut, raporton KosovaPress.

Homazhet kanë filluar për Mulalan, i cili luajti si lojtarë për skuadrat si Mufulira Wanderers dhe Cape Town Spurs, si dhe Copper Bullets.

Tre qentë janë hequr nga prona, nga Shoqata për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (SPCA).

Autoritetet lokale lëshuan një deklaratë, duke përshkruar se si u gjet trupi, duke thënë: "Ajo nuk u mërzit të shkonte dhe të kontrollonte se çfarë nuk shkonte [kur lehnin qentë] pasi shtëpia e tyre ndodhet në një rrugë të frekuentuar dhe qentë lehin shpesh tek këmbësorët dhe automjetet që kalojnë aty pranë”.

“Pasi u rikthye rryma, ajo hyri brenda në kërkim të burrit të saj, por nuk e gjeti. Me të vazhduar kërkimin e saj, gruaja pa burrin e saj të shtrirë pa lëvizur jashtë në kopsht. Ajo më pas doli jashtë, vetëm për të gjetur se burri ishte kafshuar nga qentë e tyre", shkruante më tej në deklaratën e autoriteteve.

Mulala shënoi tre gola në gjashtë paraqitjet e tij për Zambinë, duke shënuar dy gola në një fitore kundër Kenisë në gjysmëfinalen e Kampionatit të Afrikës Lindore dhe Qendrore, një turne që Zambia më pas e fitoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat