Kolela nuk përmbahet pas humbjes me Vllazninë

Futboll

Kolela nuk përmbahet pas humbjes me Vllazninë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 18:41
Kolela

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, nuk është kursyer në fund të ndeshjes së humbur ndaj Vllaznisë, teksa e ka cilësuar të merituar. Ai ka theksuar se skuadra e tij nuk vret dot kampionatin por do të luftojë për titull deri në fund.

“Ata sipas meje bënë një ndeshje shumë të mirë, e kishin përgatitur shumë mirë. Pastaj ne sipas meje ia dolëm të gjenim disa zgjedhje në pjesën e dytë. Por pastaj kemi bërë disa mendjelehtësi që për fat të keq ndodhin. Ndoshta edhe unë ndihmova duke bërë një zëvendësim jo edhe aq të mirë. Le të themi se në atë moment mund të bëja diçka më mirë. Gabohet, merren vendime dhe merren përgjegjësitë.

Zëvendësimi i gabuar? Kur doli Telushi, vendosa Maget më përpara si gjysmë-sulmues. Ai nuk ka mësuar ende të bëjë disa gjëra dhe vendosa në vështirësi atë dhe skuadrën.

Janë humbje, nëse janë të merituara apo jo, ndodh. Pastaj çdo situatë që nuk shkon mirë është një kambanë alarmi. Ne nuk jemi një skuadër e fortë, nuk jemi një skuadër që vret kampionatin. Nuk jemi!

Me Egnatian ishte ndeshja më e keqe e vitit. Por kemi humbur, ishin të aftë ata, ne bëmë gabimet tona, unë i pari.

Por kaq, e përsërit që nuk jemi skuadër që vret kampionatin, jemi një skuadër që do të luftojë deri në fund.

Boll me merkaton, kemi bërë atë që duhej të bëhej. Ky është një problem gabimesh, nuk ndikon aspak merkato.

Një skuadër e fortë sipas meje, në një sezon apo vit, fiton një ndeshje edhe kur nuk luan mirë. Ndaj ndodh që të mos jesh gjithmonë në maksimum, por një skuadër duhet të fitojë edhe ndonjë ndeshje që nuk meriton të fitojë apo ku nuk luan shumë mirë. Pastaj jam dakord që sot nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, padyshim.

E kam thënë shposh dhe i jap të njëjtat përgjigje. Sigurisht jemi një skuadër që rrezikon pak më shumë se të tjerat, por kjo nuk do të thotë se duhej të pësonim dy gola sot. Ndaj kur them që nuk jemi ende një skuadër e fortë, e them edhe këtë, që duhej të pësonim më pak gola. Kur nuk jemi të përulur, e bëjmë gjërat që duhet të bëjmë, nuk jemi skuadër e fortë. Pikë.

Alban Hoxha? Rexhepi është titullar, Alban Hoxha është portieri i dytë. Nuk mendoj se sot ishte përgjegjësi e Rexhepit humbja. Ashtu si nuk e mendoj se Alban Hoxha është protagonisti absolut i fitores në derbi, bëri një ndeshje të mirë. Pranoj çdo opinion por në fund jam unë që vendos.

Varësia ndaj formës së Skukës? Ne e dimë por Skuka vjen nga pneumoni dhe nuk është mrië”, tha ndër të tjera Kolela për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat