Ibra i Kosovës në formë, shënon për Bayernin e Munihut

Futboll

Ibra i Kosovës në formë, shënon për Bayernin e Munihut

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:38
Arijon Ibrahimoviç

Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, është në formë të mirë dhe ka shënuar për kampionin e Gjermanisë, Bayern Munihun.

Bayerni u ballafaqua në miqësore me ekipin nga Austria, Salzburg.

Ndeshja përfundoi baras, 4:4.

Ibrahimoviç u fut në lojë në minutën e 68-të dhe ka realizuar në atë të 69-tën.

Për Bayernin shënuan Sane (9'), Ibrahimoviç (69') e Coman (71'), Tel (88') dhe për Salzburgun realizuan Koita (17'), Konate (50') e Okafor (54' e 89).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat