Bregu, gol dhe asist në fitoren e Bolusporit

Futboll

Bregu, gol dhe asist në fitoren e Bolusporit

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:41
Bregu, gol dhe asist në fitoren e Bolusporit

Dejvi Bregu ishte protagonisti i madh i fitores së Bolusporit në divizionin e dytë të futbollit turk, që mposhti në shtëpi 3-1 Manisa FK. Sulmuesi vlonjat dha kontributin e tij në tre golat, ndërkohë që fitoi derbin shqiptar ndaj David Domgjonit.

Të parët kaluan miqtë në avantazh me një penallti, por Boluspori barazoi takimin në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë. Bregu krosoi bukur nga goditja e dënimit dhe Moldavi Posmac riktheu baraspeshën me kokë.

Pas asistit erdhi edhe goli për 27-vjeçarin në minutën e 51’. Bregu u fut bukur në zonën kundërshtare, shmangu portierin dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve në stadium.

Tri minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë, me sulmuesin që la shenjën sërish shenjën e tij. Dy gola dhe po kaq asiste numëron Bregu në kampionat këtë sezon, teksa Boluspori është ngjitur në kuotën e 33 pikëve dhe po lufton për t’u ngjitur në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat