Shifrat kundër Kloppit

Futboll

Shifrat kundër Kloppit

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:07
Shifrat kundër Kloppit

Liverpool nuk po kalon një moment aspak të mirë, pasi po tregon një fytyrë krejt tjetër nga sezoni i shkuar.

Nëse një edicion më parë, “The Reds” e humbën titullin vetëm në javën e fundit, këtë sezon ata e shohin veten në mesin e renditjes, duke zhgënjyer herë pas here. Në merkaton e verës, nënkampionët e Anglisë nuk bënë shumë ndryshime duke ruajtur pjesën më të madhe të skuadrës, por diçka duket se nuk shkon.

Skuadra e Jurgen Klopp po vuan shumë këtë edicion në mbrojtje, diçka që e thonë shifrat. Në 18 ndeshjet e luajtura deri më tani, ose e thënë ndryshe pa shkuar ende në gjysmën e kampionatit, “The Reds” kanë pësuar 25 gola, por nëse shohim jo më larg se sezoni i shkuar, Liverpool pas 28 javësh kishte pësuar vetëm një gol më tepër, 26.

Një shifër shumë e çuditshme duke marrë në konsideratë se skuadra është e njëjtë dhe nuk ka patur ndyshime në repartin e tërhequr.

Në tetë ndeshjet e fundit, skuadra e Klopp gjithmonë ka pësuar minimalisht një gol, ndërsa nga 18 ndeshjet e luajtura, në vetëm 4 raste ia ka dalë që ta mbajë portën e paprekur. Numra që tregojnë se problemi më i madh Liverpool lidhet me mbrojtjen, që “fut ujë” nga të gjitha anët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat