Kur do të vendoset?

Futboll

Kur do të vendoset?

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:11
Leao

Milani ka një mision të dyfishtë këtë javë: së pari duhet të përpiqet të mposhtë Interin të mërkurën në Riad dhe të ngrejë Superkupën e Italisë.

Pas kthimit në Itali, Paolo Maldini dhe Frederik Masara, përkatësisht drejtor teknik dhe drejtor sportiv i “Djallit”, do të duhet të takohen me Ted Dimvulan, avokatin e Rafael Leaos, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për rinovimin.

“Corriere della Sera” raporton se bisedimet mes klubit në via Aldo Rossi dhe sulmuesit portugez, i cili pritet në Milano në orët e ardhshme do të nisin menjëherë pas Superkupës.

Asnjëherë si në këtë moment, në shtëpinë e kuqezinjve ka një ndjenjë besimi. Pas këtij optimizmi qëndron sigurisht fakti se Milani është gati të vendosë në pjatë një ofertë të domosdoshme: një kontratë deri në vitin 2027, me një pagë 6.5 milionë euro plus 1.2 milionë bonus.

Në këtë negociatë ka edhe detaje të tjera për t’u zgjidhur, si për shembull çështja në lidhje me klauzolën e lirimit, që aktualisht mund të ushtrohet vetëm në dy javët e para të korrikut: do të mbetet në 150 milionë apo do të ndryshohet? Për të përcaktuar të gjitha këto detaje do të shërbejë edhe takimi i radhës me Dimvulën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat