Shqipëria U-17 mposhtet në miqësore nga Turqia U-17

Futboll

Shqipëria U-17 mposhtet në miqësore nga Turqia U-17

Më: 18 janar 2023 Në ora: 20:19
Shqipëria U-17 mposhtet në miqësore nga Turqia U-17

Shqipëria U-17 ka luajtur testin e parë miqësor për këtë vit kundër Turqisë U-17 në “Air Albania” teksa u mposht me rezultatin 0-3.

Turqit kaluan në avantazh që në minutën e 10’ të takimit, me sfidën që më pas u balancua.

Në pjesën e dytë, miqtë gjetën dhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, duke i mbyllur llogaritë. Vlen të theksohet fakti se ky duel u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të pranishëm në impiantin modern “Air Albania”.

Miqësorja e radhës për Kombëtaren U-17 do të jetë po me Turqinë, më 20 janar në “Elbasan Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat