Asnjë pengesë për Bekim Balajn

Futboll

Asnjë pengesë për Bekim Balajn

Më: 20 janar 2023 Në ora: 17:52
Asnjë pengesë për Bekim Balajn

Bekim Balajn tani e pengon vetëm gjendja e tij sportive për të qenë në fushën e lojës si pjesë e Vllaznisë.

Nga sa mësohet, atij i ka mbërritur dokumentacioni dhe ai tashmë mundet të luajë me Vllazninë ngaqë është i federuar me ekipin kuqeblu.

Kjo do të thotë që lojtari i sapoardhur te Vllaznia do të jetë në dispozicion të trajnerit Josa që në ndeshjen e radhës.

Pavarësisht se do të jetë i gatshëm, ende nuk është e qartë nëse Balaj do të luajë në këtë ndeshje apo jo. E sigurt është që do të grumbullohet dhe me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga pankina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat